Vallet tradicionale
Vallet lirike zënë vend të madh në folklorin koreografik. Luhen kryesisht nga gratë, më pak nga burrat ose gra e burra bashkë. Llojet e tyre janë vallet rituale (“Lule manushaqe”, Kolonje etj) ; vallet e dasmës (“Nusja jone arbërore”, Lunxheri – Gjirokastër etj) ; vallet erotike (“Kërcimet e Logut”, Malësia e Madhe – Shkodër etj) ; vallet humoristike (“Vallja e nuses së Fajës” nga Shqipëria e Mesme), vallet pantomime (“Ojna e lepuri”, Hotolisht- Librazhd etj). Vallja me e mire eshte ajo e tropojes
Vallet epike karakterizohen nga forca, burrëria, trimëria, karakteri luftarak, madhështia etj. Luhen
kryesisht nga burrat dhe më pak nga gratë ose së bashku. Llojet e tyre janë : vallet luftarake (Loja me jatagan, Rrugove – Kosove Valle dyluftimi etj) dhe valle trimërie (Valle të Jugut etj).
Në disa valle ka gërshetim të lirikës me epikën, vallet liriko-epike (“Valle bishtore e Labinotit” Çermenikë – Elbasan etj) dhe valle epiko-lirike (“Kërcim burrash” Hasi i Rrafshit-Kosove etj)
Brenda elementit kombëtar vallet kanë mjaft veçori krahinore. Vallet e Toskërisë, Myzeqesë, Labërisë dhe Çamërisë i karakterizon shoqërimi vokal polifonik. Krahina të tjera si Lunxheria, Zagoria etj krijojnë edhe unitete koreografike mbi bazën e veçorive krahinore. Vallet e Shpatiti, Dumrese, Polisit (Elbasan) etj dallohen për shoqërimin vokal polifonik dhe homofonik. Vallet e zonës qytetare të Shqipërisë së Mesme dallohen për shoqërimin vokalo-instrumental. Në krahinat lindore të Shqipërisë qendrore (Çermenika, Gryka e Zaranikes, Polisi, zona e Rajces, Malësia e Tiranës dhe e Krujës, Martaneshi e Mati, nënte Malet e Dibrës) bien në sy vallet e burrave dyshe të shoqëruara me curle e lodër. Krahinat malore të Shqipërisë së Mesme e Veriore, duke përfshire Kosovën dhe vise të tjera shqiptare, dallohen për kërcimet e grave që luhen nga një, dy ose më shumë valltare të shkëputura njëra nga tjetra me një kërcim të lirë. Në pasurinë koreografike të trevave Veriore tërheqin vëmendjen dhe vallet me emërtime të veçanta të cilat janë karakteristike sidomos në Lume, Malësi të Gjakovës, Malësi të Madhe, krahina e Rrafshit të Dukagjinit, Rrugove, Drenica, Opoje, etj.
Veçantia e valleve vërehet në motivet, formacionin dhe trajtën. Motivet (mbi bazën e fakturave të dyhapëshit, të trehapëshit dhe te katërhapëshit) paraqiten në tre tipe kryesore : a) dyshe, b) treshe, dhe c) katërshe. Sipas formacionit ndahen në valle masive dhe kërcime solistike. Në vallet masive vërehen tre tipe : a)vallet në rreth të mbyllur, b) vallet në gjysme rrethi ; c) vallet në dy vija përballe njëra–tjetrës. Kërcimet solistike ndahen në pesë tipe : kërcime njëshe, dyshe, treshe, katërshe dhe kërcime në grup. Sipas strukturës dallohen kryesisht trajtat e kërcimit njëpjesësh dhe dypjesëshe
   

Comments

  1. Kam lexuar për doktor Ellen dhe gjithashtu kontaktova me të për të më ndihmuar të ktheja të dashurin tim të martohej me mua gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar dhe jam kthyer këtu për të postuar rreth tij. Doktor Ellen do t'ju ndihmojë të zgjidhni problemin tuaj, pavarësisht se çfarë po kaloni. Postimi për një magjistar është shumë i çuditshëm për mua, sepse kurrë nuk e besoja se do të mund të them se u ndihmova nga një magjistar për të rikthyer tek unë ish të dashurin pas 7 vitesh pa kontakt. Lexova për magjinë e tij vudu nga faqet e tjera të internetit dhe e kontaktova për të më ndihmuar dhe në më pak se 48 orë më thirri ish i dashuri im dhe isha i lumtur që ai dëshironte të më kthehej. U takuam të premten dhe ai më propozoi,... Ishte unaza më e bukur. Ju lutemi të gjithëve këtu, kontaktoni doktorin për të zgjidhur problemin tuaj për ju dhe për t'ju bërë të lumtur me marrëdhënien tuaj që po ju lëndon. Dashuria është ndjenja më e mirë e përjetuar ndonjëherë. Dërgojeni me email në (ellenspellcaster@gmail.com) ose në WhatsApp +2348106541486

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog