Kultura tradicionale
Doket e zakonet përbëjnë një nga karakteristikat e rëndësishme etnike të çdo bashkësie shoqërore, sipas të cilave është zhvilluar jeta e popullit në të kaluarën. Ato janë norma të krijuara nga përvoja, ligje të pashkruara të popullit, në bazë të të cilave drejtohej e qeverisej nje shoqëri e caktuar. Doket e zakonet e popullit tonë, të krijuara në rrjedhën e gjatë të shekujve që nga lashtësia e gjer vonë, janë pjesë përbërëse e kulturës popullore shqiptare. Ato janë krijuar në truallin ku banojnë shqiptarët prej shekujsh dhe kanë një nënshtrat të përbashkët. Të ndara në zakone ekonomike e shoqërore, ato kanë
shërbyer aktivisht për ruajtjen e individualitetit të popullit tonë. Në një vështrim tërësor që mund t’u bëjmë dokeve e zakoneve, ato i ndajmë në tri shtresa kryesore. Në shtresën e parë, më të vjetrën, bëjnë pjesë ato doke e zakone, rrënjët e të cilave duhen kërkuar në shoqërinë e lashtë. Të tilla janë, p.sh., një pjesë e zakoneve ekonomike. disa nga zakonet familjare, disa norma juridike etj. Natyrisht, elemente rituale nga shtresa më e vjetër mund të gjenden edhe në popuj të tjerë. Por duhet pranuar, gjithashtu, se forma konkrete e praktikimit të tyre shfaqet me karakteristika të veçanta për secilin popull, duke përbërë edhe karakterin etnik të tij. Shtresa e dytë ka si bazë një përzierje botëkuptim
esh, që janë rezultat i ndërthurjes së paganizmit me elemente të feve zyrtare, kristianizmit e islamizmit. Në këto komplekse zakonesh bashkëjetojnë veprime magjike pagane me koncepte kristiane dhe islame, që shfaqen në ceremonitë e lindjes, të dasmës e të vdekjes, në kalendarin popullor etj. Shtresa e fundit përfshin ato zakone që kanë ardhur si ndikim i drejtpërdrejtë i fesë. Kjo trajtesë përbën një përpjekje për të treguar vazhdimësinë e dokeve e të zakoneve të shqiptarëve të mesjetës e të të sotëmve. Në kulturën shoqërore-shpirtërore të popullsisë së trevave të Ilirisë së Jugut u ruajtën doke e zakone të trashëguara nga periudha e lashtë, të cilat, sigurisht, përjetuan një përtëritje në kushtet e rendit skllavopronar. Ato vazhduan të jetonin edhe gjatë mesjetës së hershme e të vonë. Në mesjetë, kur institucionet skllavopronare qenë përmbysur, kur pesha ekonomike e qyteteve qe e vogël dhe masa e popullsisë ishte e organizuar në bashkësi fshatare, u gjallëruan përsëri si në fshat ashtu edhe në qytet organet e lashta të qeverisjes lokale, të cilat trysnia e fuqishme romake nuk kishte mundur t’i asgjësonte përfundimisht. Vazhdimi për shekuj me radhë i kësaj gjëndjeje ku mbizotëronte ekonomia natyrore dhe vepronte e drejta zakonore, krijoi mundësinë për zhvillimin e pavarur të traditave të lashta lokale dhe për pasurimin e tyre me elemente të reja. Ashtu si popujt e tjerë, edhe shqiptarët e mesjetës kanë pasur doket e zakonet e tyre në pajtim me shkallën e zhvillimit kulturor-etnik të asaj kohe. Edhe pse burimet dokumentare për mesjetën janë fragmentare dhe nuk na lejojnë të nxjerrim përfundime të plota, duke u bazuar në to, mund të pohojmë se shqiptarët e kësaj periudhe kanë pasur doket e zakonet e tyre që dalloheshin nga të popujve të tjerë. Karli I Anzhu, në shpalljen drejtuar arbëreshëve më 1272 thotë se «po i pëlqejmë... të gjitha doket e zakonet e mira të tyre... duke ua ripohuar dhe duke premtuar se do t’i mbajmë dhe do të bëjmë të mbahen nga të gjithë ata që vullnetarisht i nënshtrohen pushtetit tonë»1 Kurse princi i Tarentit, Filipi, më 1304 u premton shtresave të qyteteve të Shqipërisë privilegjet e dhëna më parë duke u siguruar «të gjitha doket e zakonet e mira, që deri më sot.. . kemi gëzuar»2. Në shekujt XV-XVII gjejmë një numër më të madh burimesh dokumentare që flasin për doket e zakonet e popullit tonë, tashmë të kristalizuara dhe me tipare të qarta etnike. Humanisti shqiptar Marin Barleti tregon se i pëlqejnë zakonet e lashta të popullit. Ai thekson shpesh dashurinë prindërore, dashurinë për njerëzit e shtëpisë, për prindërit, për gratë, për fëmijët, për gjënë dhe për truallin e veçantë të secilit. Atij i bëhet zemra mal kur sheh se ato ruhen dhe kërkon që fëmijët e popullit tonë të forcohen dhe të mbruhen «me zakonet tona». Frang Bardhi, duke shkruar për banorët e Shqipërisë së Veriut, thotë se ata «kanë shumë zakone fisnike dhe kështu, sipas zakonit të të moçëmve, në gostitë e veta, në rrugë e në punë, këndojnë me zë të lartë trimëritë e burrave të tyre të mëdhenj, dhe sidomos të të pathyeshmit Gjergj Kastrioti dhe të përndritshmit Lekë Dukagjini»3. Në doket e zakonet e popullit tonë vemë re dy veçori karakteristike. Së pari, ato dallohen për njësinë e tyre. Në to shfaqen veçori specifike të përbashkëta për gjithë popullin. «Malësorët, dukagjinasit, mirditasit, matjanët, dibranët, spathotët, çamët, suljotët e toskët përgjithësisht, që flasin të njëjtën gjuhë, -thotë Zef Jubani, -ruajnë megjithatë, në gjendjen e pastërtisë doket e zakonet që ndërmjet tyre janë identike»4. Zakonet ekonomike, që në përgjithësi lidhen me fillimin e mbarimin e punëve bujqësore, blegtorale etj., paraqiten unike në tërë trevat e banuara nga shqiptarët që nga Kosova e gjer në Çamëri, madje edhe në anbëreshët e Greqisë e të Italisë. Duke iu drejtuar kalendarit popullor shqiptar, vemë re se ai ndryshon nga kalendarët popullorë të popujve fqinj, edhe nga kalendari gregorian. Ai e ndante vitin në tetë pjesë të barabarta me nga 45 ditë, fillimi e mbarimi i të cilave ishin të lidhur me punët kryesore të stinës, me afatet e tregjeve, të panaireve etj. Dhe kaq ishin të vendosur në zbatimin e kalendarit të vjetër sa «me parë do të lejonin të vriteshin sesa t’i linin zakonet»5, shkruan Kerubin në relacionin e tij të vitit 1638. Në doket e zakonet shoqërore të shekujve të mesjetës, gjejmë mjaft elemente pagane të trashëguara nga epokat e mëparshme. Në përgjithësi, ato përshkohen nga ideja e luftës midis së mirës e së keqes. E mira simbolizohet me figurën e dragoit dhe e keqja me atë të kuçedrës. Një element me interes i këtij botëkuptimi është koncepti mbi rolin e punës e të jetës në luftë kundër së keqes. Dragoi lufton kundër kuçedrës duke mbajtur në njërën dorë parmendën dhe në tjetrën djepin, simbole këto të punës e të përtëritjes së jetës. Edhe në zakonet e vdekjes ruhen mjaft elemente me karakter etnik. Dhe, pavarësisht se disa syresh mund të hasen edhe në popuj të tjerë, mënyra e praktikimit të tyre është e veçantë në popullin tonë. Më e rëndësishmja është se shumë prej tyre, të përdorura në shekujt e Mesjetës së vonë, kanë ardhur të gjalla gjer në fillim të shekullit XX. P.sh. në historinë e Skënderbeut të Barletit gjejmë të dhëna që tregojnë se shqiptarët, për të treguar dhëmbjen për ata që binin në luftë, e kishin zakon të rrihnin gjoksin dhe të gërvishnin fytyrën. Kështu vepruan banorët e Krujës gjatë kohës së rrethimit të parë të qytetit nga Sulltan Murati, kështu bëri edhe Lekë Dukagjini, i cili duke «çkulur mjekrën dhe flokët»6 tregoi pikëllimin e tij për vdekjen e Skënderbeut. Këta shqiptarë, — shkruan Frang Bardhi për popullsinë e Zadrimës, — i qajnë me gjithë zemër njerëzit e gjakut të vet.. . sa të gjithë shkyhen rrobash; burrat gërvishtin fytyrën me thonj deri sa të shpërthejë, rrjedhë gjaku, dhe e presin mjekrën e nuk rruhen gjithë vitin në shenjë trishtimi të madh; dhe gratë shkurtojnë flokët dhe rrahin gjokset7...». Të njëjtat veprime janë hasur gjer vonë, sigurisht jo me atë forcë si më parë, edhe në shqiptarët e sotëm: në Kosovë, Kukës, Malësi të Madhe, Malësi të Lezhës, Mirditë, Malësi e Tiranës, Labëri etj. Edhe në ndërtimin e varreve të sotme dhe në ritin e varrimit gjejmë ngjashmëri me varret mesjetare. Gjurmimi i varreve të mesjetës së hershme ka rëndësi të veçantë, pasi na lejon të shkojmë më afër kuptimit të zakoneve të popullsisë së atëhershme dhe të sqarojmë përbërjen etnike dhe lidhjet kulturore me shqiptarët e sotëm. Ku mund t’i shohim këto ngjashmëri? Së pari, në vendosjen e kufomës në varre. Kufomat, në përgjithësi, vendosen drejt në tokë, në shpinë. Së dyti, i përbashkët është, në pjesën më të madhe, edhe orientimi i varreve lindje-perëndim me shmangie të pakta nga veriu ose jugu, sipas stinëve të vitit kur është bërë varrimi. Në orientimin e varreve ndikim ka ushtruar edhe feja. Së treti, një karakteristikë e përbashkët është edhe varrimi individual dhe varrimi kolektiv (varrime familjare ose të vëllazërisë). Krahas tipareve themelore të përbashkëta, që, siç e pamë, janë karakteristike për gjithë shqiptarët, vihet re edhe larmia e tyre. Njësia dhe larmia e dokeve dhe e zakoneve duhen parë në zhvillimin e tyre dialektik si të lidhura e të kushtëzuara midis tyre. Raporti midis njësisë e larmisë këtu shprehet midis kombëtares e krahinores. Në larminë e dokeve dhe të zakoneve të popullit kanë ndikuar një varg faktorësh, si: kushtet e ndryshme fizike-gjeografike të terrenit në vendin tonë, zhvillimi i ndryshëm ekonomik e shoqëror i disa krahinave. lidhjet e fqinjësisë me treva etnokulturore e të huaja, ndikimet e popujve pushtues, ndikimi i fesë etj. Në kushtet e zotërimit të ekonomisë natyrore dhe të copëzimit feudal në shekujt e mesjetës, zhvillimi ekonomik e shoqëror i krahinave etnografike të përfshira në unitete territoriale të kufizuara e relativisht të vogla, ka qenë i ndryshëm. Në zonat malore e të veçuara të vendit ku banonte një popullsi homogjene, ruheshin doke e zakone që i përkisnin formave më të lashta të organizimit shoqëror e juridik të shoqërisë. Është e qartë se në këto rrethina me popullsi homogjene doket e zakonet janë më të ruajtura, ndërsa në zona me popullsi të përzier shkrihen, njësohen, duke u bërë pronë e gjithë kësaj popullsie. Duke filluar nga fundi i shekullit XIV dhe veçanërisht nga shekulli XV, në luftën antiosmane që përfshiu gjithë popullin tonë, u shpejtuan edhe ritmet e konsolidimit relativ etnik të popullit shqiptar. Kapërcimi i copëzimit feudal të vendit dhe bashkimi i të gjitha mjeteve burimore njerëzore dhe ekonomike ushtruan një ndikim të fuqishëm në forcimin e unitetit kulturor. Kjo u shpreh me një forcë të veçantë në bashkimin luftarak kundër pushtuesve të huaj, në kalitjen e vetëdijes së kombësisë, në shpërthimin e një patriotizmi të flakët, në forcimin e njësisë së kulturës shoqërore e shpirtërore të shqiptarëve. Në shekujt e më vonë, veçanërisht në gjysmën e dytë të shekullit XIX e gjer në mesin e shekullit tonë, zhvillohet procesi i shuarjes dhe i thjeshtimit të disa zakoneve tradicionale të popullit tonë. Ky proces bëhet më i theksuar me fillimin e zhvillimit të kapitalizmit, i cili binte në kundërshtim me disa norma patriarkale, si rrjedhim, edhe me sistemin zakonor. Megjithatë, si e theksuam edhe më lart, një pjesë e dokeve e zakoneve u ruajtën gjer vonë. Ekzistenca e dokeve dhe e zakoneve gjatë shekujsh nuk mohon ngjasimet, huazimet ose ndikimet e ndërsjellta që kanë pasur ato me zakonet e popujve fqinj. Kjo është një dukuri e pashmangshme, e ndërsjelltë, e përcaktuar nga një varg faktorësh. Në historinë e popullit tonë dhe në atë të popujve të tjerë të Gadishullit Ballkanik ndeshen një varg faktorësh të ngjashëm. Kushtet e përafërta gjeografike, bashkëjetimi shekullor në kuadrin e Perandorisë Bizantine, ndikimi fetar e kulturor i kishës lindore etj., krijuan një varg konvergjencash kulturore. Duke i kundruar këto vatra kulturore në tërësi dhe në marrëdhëniet e tyre të ndërsjellta, shihet se ato kanë shtegtuar në drejtime të ndryshme, janë takuar dhe herë-herë edhe ndeshur në këtë pjesë të kontinentit në epoka historike të ndryshme. Ato janë përzier midis tyre dhe shpesh janë shtruar njëra mbi tjetrën. «Në këtë mënyrë, te popujt e Gadishullit Ballkanik, pohon prof. E. Çabej, vërehen barabar ndikimet e këtyre shtresave kulturore, veçse ku më shumë e ku më pak, me formë e shkallëzime intensiteti të ndryshme. Ndërkaq, është e qartë që këta popuj me bashkëjetesën e gjatë, në një hapësirë relativisht të ngushtë të Gadishullit, kanë ushtruar ndikimin mbi njeri-tjetrin. Ato më anë tjetër kanë formuar edhe treva kulturore të tjera të zhvilluara kudo mbi bazën e trashëgimive të vjetra. Me këto rrugë erdhi e u përftua me kohë në këtë mes vendi një formë kulture më vete, e cila mund të quhet kulturë e zonës ballkanike. Aty bën pjesë edhe kultura popullore shqiptare. E ngjashme në disa tipare me kulturat popullore fqinje, ajo paraqitet njëkohësisht e ndryshme nga ato me karakterin e veçantë që ka. Dhe si ato, edhe kjo kulturë, përveç se receptive, ka qenë edhe aktive në marrëdhëniet e saj të fqinjësisë»8. S’ka si të mohohet gjithashtu që edhe pushtuesit e huaj, veçanërisht pushtuesit osmanë, me anë të dhunës e të fesë kanë ndikuar në doket e zakonet e popullit tonë. Megjithatë, ky ndikim ka qenë i pakët dhe shfaqet vetëm në anë të sipërfaqshme, ndërsa thelbi i zakoneve popullore është origjinal shqiptar. Gjurmë të kontakteve me popujt e tjerë i ndeshim më tepër në terminologji. Terma të tillë, si: gjever, darovë, bajrak, selamaz etj. që ndeshen në ceremonialin e dasmës, janë huajtur nga sllavishtja dhe turqishtja. Ky ndikim është thjeshtë gjuhësor dhe nuk ka të bëjë me thelbin e zakonit. P.sh., emri bajrak (flamuri i dasmës) nuk është marrë në lëmin e riteve, por vetëm në kuptimin flamur, domethënë në këtë rast, ekziston lidhje fillestare dhe konkrete midis flamurit të dasmës (si zakon) dhe huazimit gjuhësor. Një faktor që ka ndikuar negativisht në procesin konvergjent të dokeve e zakoneve popullore të të gjitha krahinave ishte kisha dhe ideologjia fetare, mbështetëse të rendit feudal. Me pushtimin osman, në vendin tonë u përhap edhe islamizmi. Përçarja fetare e popullit shqiptar në tri besime armiqësore midis tyre, ndonëse krijoi vështirësi në zhvillimin unitar historiko-kulturor, nuk mundi të zhdukë zakonet e popullit tonë të trashëguara nga brezat e mëparshëm. Trashëgimia etnokulturore e përbashkët, e përforcuar në bazë të një zhvillimi historik, ekonomik shoqëror territorial unitar, i bëri ballë veprimit pëndarës të faktorit fetar, me gjithë gjurmët që la ai. Dokumentet e kohës tregojnë se shqiptarët pak vëmendje u kushtojnë dogmave fetare «... për apostujt, për epifaninë, për korpin e Krishtit e të tjera festa kryesore, të Marisë e të apostujve, punojnë pa hiç (kujdes A. D.), bile as emrat e këtyre festave nuk i kanë në gjuhën e tyre... Më shumë i çmonin (festat A. D.) e veta të kota, se sa ato të kishës».9 Kështu ankohet fra Kerubini për banorët e Shqipërisë së Veriut më 1638. «Ekzistenca e shumë zakoneve të përbashkëta parakristiane në të gjitha shtresat e popullit dhe në gjithë krahinat ka ndihmuar, pa ditur, për ruajtjen e njësisë së dokeve e të zakoneve tona».

Comments

  1. I jam shume mirenjohese shtepise shpirterore qe me ktheu burrin qe me la per nje femer, ate moment qe me la burri mendova se humba gjithcka derisa nje miku im me dha shtepi shpirterore, kontakt WhatsApp, shkruajta dhe i thash dhimbja që po kaloja, kështu që ai më tha se gjithçka do të ishte mirë që nëse unë besoj dhe besoj në të se me siguri magjia do të funksionojë për mua dhe burri im me siguri do të kthehet në shtëpi dhe ajo më tha se çfarë të bëja, kështu që ato gjërat u kryen dhe 48 orë më vonë burri im erdhi në shtëpi duke u lutur për faljen time, jam shumë i lumtur dhe mirënjohës për shtëpinë shpirtërore, nëse keni nevojë për ndihmën tonë kontaktoni ata, ata janë të saktë dhe të sinqertë,
    * Nëse doni magji për të ngjizur.
    * Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    * Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj
    * Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje
    * Nëse keni nevojë për magji për të marrë një punë të mirë. * Nëse dëshironi të ndaloni abortin. Dhe E.T.C. shkruani asaj në emailin spiritualhouse88@gmail.com ose WhatsApp +14353105448

    ReplyDelete
  2. Emri im Elfrida canga nga Shqipëria, dua ta ndaj gjithë botën këtë përvojë të mrekullueshme, se si një magjistar i madh i dashurisë më ndihmoi të ktheja burrin tim pasi më la për mbi 8 muaj për të qenë me një grua tjetër, kontaktova shumë magji. caster's por non mund të më ndihmonte derisa takova këtë DR DAWN ACUNA të madhe, ajo më premtoi dhe ma ktheu burrin tim vetëm pas 48 orësh, që kur u kthye ai më ka treguar dashuri dhe kujdes, tani jetojmë në paqe dhe lumturi, e gjitha falë ti Dr dawn acuna, thjesht doja te vija te ti me heret,
    Kontaktoni me të për çdo sfidë marrëdhënieje ose nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë shpejt ose të kuroni ndonjë sëmundje, Dr dawn do t'ju japë një rezultat perfekt.
    Email { dawnacuna314@gmail.com }
    Whatsapp: +2348032246310

    ReplyDelete
  3. Unë kam qenë e martuar për 9 vjet pa fëmijë derisa kam njohur shumë komente se si Dr. DAWN ka ndihmuar shumë njerëz të mbesin shtatzënë, e kontaktova menjëherë në Whatsapp dhe i shpjegova gjithçka, ajo më udhëzoi se çfarë të bëja dhe bëra gjithçka në mënyrë perfekte. , për habinë time mbeta shtatzënë 1 muaj pasi ajo bëri gjithçka, pata djalin tim të parë dhe për momentin kam 2 fëmijë të bukur me ndihmën e Dr DAWN, të gjitha faleminderit për punën tuaj të mirë, kontaktoni atë për ndihmë.
    1) Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    2) nëse doni të ribashkoheni me të dashurin tuaj.
    3) nëse doni të ndaloni masturbimin.
    4) nëse doni martesë/marrëdhënie paqësore.
    5) nëse doni të hakmerreni ose dikë.
    6) nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje.
    Dhe të tjerët.
    Email: dawnacuna314@gmail.com
    Whatsapp: +2349046229159 /
    +3550685677099

    ReplyDelete
  4. Kam lexuar për doktor Ellen dhe gjithashtu kontaktova me të për të më ndihmuar të ktheja të dashurin tim të martohej me mua gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar dhe jam kthyer këtu për të postuar rreth tij. Doktor Ellen do t'ju ndihmojë të zgjidhni problemin tuaj, pavarësisht se çfarë po kaloni. Postimi për një magjistar është shumë i çuditshëm për mua, sepse kurrë nuk e besoja se do të mund të them se u ndihmova nga një magjistar për të rikthyer tek unë ish të dashurin pas 7 vitesh pa kontakt. Lexova për magjinë e tij vudu nga faqet e tjera të internetit dhe e kontaktova për të më ndihmuar dhe në më pak se 48 orë më thirri ish i dashuri im dhe isha i lumtur që ai dëshironte të më kthehej. U takuam të premten dhe ai më propozoi,... Ishte unaza më e bukur. Ju lutemi të gjithëve këtu, kontaktoni doktorin për të zgjidhur problemin tuaj për ju dhe për t'ju bërë të lumtur me marrëdhënien tuaj që po ju lëndon. Dashuria është ndjenja më e mirë e përjetuar ndonjëherë. Dërgojeni me email në (ellenspellcaster@gmail.com) ose në WhatsApp +2348106541486

    ReplyDelete
  5. ËSHTË E MREKULLUESHME TË FLASË TË MREKULLUESHME PËR DR DAWN. Unë jam Vanessa Canga. Kam pasur një bashkim të bukur me burrin tim dhe kam ndarë lumturinë, ngrohtësinë dhe dashurinë e vërtetë. Ne jetuam së bashku për 10 vjet dhe patëm dy fëmijë. Pak muaj më parë filluam të kishim probleme pafund dhe zënka të vazhdueshme. Shtëpia ishte plot me pakënaqësi dhe fëmijët e mi gjithmonë qanin duke na parë të ziheshim gjatë gjithë kohës. Më në fund, ai u largua dhe na ndërpreu të gjitha mjetet për të komunikuar me të. Bëra gjithçka që munda për ta rikthyer për shkak të asaj se sa shumë e doja, por pa dobi. DR DAWN më erdhi në ndihmë kur e kontaktova dhe më zbuloi se një grua qëndronte pas problemeve që kisha dhe ai më premtoi se do të më ndihmonte, gjë që e bëri kur ndoqa procedurat e tij të punës. Burri im u kthye në shtëpi tek ne dhe ne shpikëm gjëra. Ne jetojmë përsëri të lumtur së bashku. DR DAWN mund t'ju ndihmojë gjithashtu. kontakto me të përmes WhatsApp: +2349046229159
    Email: dawnacuna314@gmail.com
    *Nëse dëshironi të ribashkoheni me burrin/gruan tuaj.
    *Nëse dëshironi të keni një martesë/marrëdhënie të qetë.
    *Nëse keni nevojë për magji për të mbetur shtatzënë/shtatzënë.
    *Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
    *Nëse doni të hakmerreni/marrëni pronën tuaj.
    *Nëse dëshironi magji promovimi.

    ReplyDelete
  6. Burri im është kthyer!!! Pas 1 vitesh martesë të prishur, burri më la me dy fëmijë dhe jeta ime u shkatërrua. Doja t'i jepja fund, gati vrava veten se ai na la pa asgjë. Jam thyer emocionalisht gjatë gjithë kësaj kohe dhe jeta më duket e pakuptimtë. Një ditë besnike, duke shfletuar internetin, hasa në disa dëshmi për Dr DAWN. Disa njerëz dëshmuan se ai e ktheu ish-in e tyre, të tjerë dëshmuan se ai rikthen mitrën dhe shëron sëmundjet me barishte. Më shumë më interesonte pajtimi me bashkëshortin tim, të cilin Dr. DAWN e bëri të mundur që ta kthente burrin për 3 ditë. Tani burri im është kthyer dhe ne kemi jetuar të lumtur që atëherë. Të gjitha faleminderit për Dr DAWN. Këtu, kontaktin e tij e lë për të gjithë. Sepse ka çdo lloj sfide,
    Email (dawacuna314@gmail.com)
    Whatsapp: +2349046229159

    ReplyDelete
  7. Me të vërtetë isha thyer zemra 💔 kur dashuria e jetës sime më la, ishte e vështirë për mua, pothuajse hoqa dorë, nëse jo për një mik që më drejtoi te një njeri i fuqishëm shpirtëror i quajtur Dr. DAWN, i cili përdori fuqitë e tij të fuqishme shpirtërore për të rivendos martesën time.
    Vendosa ta ndaj këtë për të ndihmuar ata që kanë probleme të ngjashme si të miat ose probleme të tjera shpirtërore. I jam shumë mirënjohës Dr. DAWN.
    👇🏻👇🏻👇🏻
    Telefononi ose WhatsApp Dr.DAWN në këtë numër +2349046229159.

    ReplyDelete
  8. Faleminderit Dr DAWN që më ndihmove të kthej të dashurin tim me magjinë tënde të dashurisë, jam shumë i emocionuar që po jetojmë të lumtur së bashku tani me të vërtetë magjia jote e dashurisë është 100% garanci dhe nuk ka efekte anësore. Shikuesit atje, nëse po kaloni probleme në marrëdhënie, ju këshilloj të kontaktoni Dr DAWN për magjinë e tij të dashurisë. Ju siguroj se magjia e tij e dashurisë mund të rregullojë marrëdhënien e prishur dhe problemin e kotësisë sa hap e mbyll sytë. Këtu është emaili i tij i detajeve: dawnacuna314@gmail.com ose WhatsApp: +2349046229159

    ReplyDelete
  9. Martesa ime ishte pothuajse në pikën e fundit kur pashë një koment për një burrë të quajtur Dr. GIDEON martesa ime ka qenë e qëndrueshme faleminderit për gjithçka që keni bërë për mua, mund t'ju siguroj të kontaktoni me të,
    ai është i aftë me magjitë e mëposhtme:
    * dua magjinë
    * magjitë e martesës
    * magjia e parave
    * magji fati
    * Magjitë e tërheqjes seksuale
    * Magjia e shërimit të SIDA-s
    *Shpella e kazinosë
    * Shpellat e mallkuara u hoqën
    * Mbrojtja drejtshkrimore
    * Magjia e Lotarisë
    * Magjitë me fat
    * Magjia e fertilitetit
    * Unaza e telekinezës 💍
    Nëse jeni atje dhe keni nevojë për çdo lloj ndihme, këtu është WhatsApp i tij: +2347042191323
    Email: drgideon611@gmail.com

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog