Posts

Showing posts from May, 2019
Image
Kultura tradicionale Doket e zakonet përbëjnë një nga karakteristikat e rëndësishme etnike të çdo bashkësie shoqërore, sipas të cilave është zhvilluar jeta e popullit në të kaluarën. Ato janë norma të krijuara nga përvoja, ligje të pashkruara të popullit, në bazë të të cilave drejtohej e qeverisej nje shoqëri e caktuar. Doket e zakonet e popullit tonë, të krijuara në rrjedhën e gjatë të shekujve që nga lashtësia e gjer vonë, janë pjesë përbërëse e kulturës popullore shqiptare. Ato janë krijuar në truallin ku banojnë shqiptarët prej shekujsh dhe kanë një nënshtrat të përbashkët. Të ndara në zakone ekonomike e shoqërore, ato kanë shërbyer aktivisht për ruajtjen e individualitetit të popullit tonë. Në një vështrim tërësor që mund t’u bëjmë dokeve e zakoneve, ato i ndajmë në tri shtresa kryesore. Në shtresën e parë, më të vjetrën, bëjnë pjesë ato doke e zakone, rrënjët e të cilave duhen kërkuar në shoqërinë e lashtë. Të tilla janë, p.sh., një pjesë e zakoneve ekonomike. disa nga zako...
Image
                                                      Kultura tradicionale Kultura tradicionale e një populli , e një kombi , përmban doket dhe zakonet , mënyrën e jetesës kolektive , komunikimin dhe krijimtarin gojore. Kultura gojore dhe kultura e shkruar- Kultura gojore është më e hershme se kultura e shkruar pasi që edhe vetë shkrimi lindi më vonë. Letërsia gojore është anonime pra nuk I dihet autori poashtu ajo kalon brez pas brezi dhe pëson disa ndryshime. Kurse letërsia e shkruar e ka autorin e vetë tekstin e fiksuar dhe është krijim individual. Letërsia gojore komunikon drejt për drejt me lexuesin apo marrësin ndërsa e dyta komunikon në mënyrë të ndërmjetme pra nëpërmjet shkrimtarit , ideve apo pozicionimeve të tij. Ndër zhanret dhe format më të qmuara të letërsisë gojore shqiptare të cilat mbahen edhe si monumente të kulturës e të identite...
Image
                            Vallet tradicionale Vallet lirike  zënë vend të madh në folklorin koreografik. Luhen kryesisht nga gratë, më pak nga burrat ose gra e burra bashkë. Llojet e tyre janë vallet rituale (“Lule manushaqe”, Kolonje etj) ; vallet e dasmës (“Nusja jone arbërore”, Lunxheri – Gjirokastër etj) ; vallet erotike (“Kërcimet e Logut”, Malësia e Madhe – Shkodër etj) ; vallet humoristike (“Vallja e nuses së Fajës” nga Shqipëria e Mesme), vallet pantomime (“Ojna e lepuri”, Hotolisht- Librazhd etj). Vallja me e mire eshte ajo e tropojes Vallet epike karakterizohen nga forca, burrëria, trimëria, karakteri luftarak, madhështia etj. Luhen kryesisht nga burrat dhe më pak nga gratë ose së bashku. Llojet e tyre janë : vallet luftarake (Loja me jatagan, Rrugove – Kosove Valle dyluftimi etj) dhe valle trimërie (Valle të Jugut etj). Në disa valle ka gërshetim të lirikës me epikën, valle...
Image
                                        Folklori shqiptar Muzika popullore Shqiptare përbën një ndër pasuritë më të çmuara të vendit. Në përshkrimet e studiuesve të huaj të ardhur në Shqipëri gjatë shekujve XVIII-XIX është arritur përafërsisht në konkluzionin se pasuria kryesore e Shqipërisë është folklori muzikor. Folklori muzikor bën një jetë aktive edhe sot, ndërkohë që gjurmët e lashtësisë së tij janë provuar që prej shekujve XIV-XIII p.e.s. Në objekte të ndryshme arkeologjike – skulptura, basoreliefe, terrakota, etj. – janë përfiguruar qartë vegla popullore, që përdoren deri në ditët tona, valltarë, këngëtarë, kostume karakteristike, etj. Folklori muzikor shqiptar është jashtëzakonisht i pasur , çka dhe shprehet në ekzistencën e muzikës vokale që nga forma njëzërëshe e deri tek shumëzërëshi; në muzikën me vegla popullore; muzikën me zë e vegla; muzikën për shoqërimin e valleve...
Image
                                 Ushqimi tradicional Kuzhina shqiptare  është një përzierje e influencave të kuzhinës turke, asaj ballkanike dhe evropiane. Ajo është e njohur për vlerat e larta ushqimore dhe shijen e saj mjaft të mirë. Pothuajse çdo krahinë ofron specialitetet e saj të veçanta. Gatimi i mishit të pjekur, sidomos qengjit dhe përgatitja e byrekëve të ndryshëm është e përhapur në të gjithë vendin. Veçanërisht në krahinat e jugut dhe Shqipërisë së mesme është i njohur përdorimi në shkallë të gjerë i perimeve dhe zarzavateve, vajit të ullirit, erëzave të ndryshme dhe limonit. Pjatat e peshkut janë të njohura veçanërisht në qytetin e Shkodrës (tava e krapit), Pogradecit (korani me arra dhe lloje të tjera), zona bregdetare e Jonit dhe Adriatikut etj. Në Shqipëri gatuhen ëmbëlsira të shumëllojshme, shumë prej të cilave janë të përbashkët...
Image
                                          Veshjet Tipet kryesore të veshjeve popullore shqiptare për burra janë: kostumi me fustanellë, kostumi me këmishë të gjatë e dollamë (cibun), sipër kostumi me tirq dhe ai me poture (pantallona të shkurtra deri te gjuri). Pra, në Shqipëri, burrat kanë mbajtur si veshjet në formën e një fundi të gjerë, ashtu edhe ato në formë pantallonash, por të parat kanë dalë nga përdorimi më herët se të tjerat. Pjesët më të zbukuruara ishin jelekët dhe xhamadanët e kostumit festiv. Burrat shqiptarë mbanin edhe stoli të ndryshme argjendi, si jastekë gjoksi, sumbulla dekorative tek jelekët, unaza, pipa e kuti cigaresh, por mbi të gjitha, armët e brezit e të krahut, që ishin gjithnjë të stolisura pasurisht. Për gra, tipet kryesore të veshjeve, janë: kostumi me xhubletë (një fund në formë këmbane), kostumi më këmishë të gjatë e xhokë shajaku sipër, kostumi m...